Fuqizimi i Sipërmarrjeve Shqiptare për një të Ardhme të Qëndrueshme

Rreth Vlerësimit për Sipërmarrjet e Qëndrueshme 

Vlerësimi për Sipërmarrjet e Qëndrueshme synon të evidentojë dhe vlerësojë sipërmarrjet që tregojnë një përkushtim të veçantë ndaj qëndrueshmërisë dhe kontribuojnë në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së (UN SDGs). 

Ky vlerësim njeh sipërmarrjet që po formësojnë të ardhmen e Shqipërisë, duke dëshmuar se qëndrueshmëria nuk është vetëm përgjegjësi, por edhe një nxitës i inovacionit, mundësive dhe rritjes. 

Jemi në kërkim të liderëve shqiptarë; sipërmarrjeve që nxisin ndryshime pozitive përmes veprimtarisë së tyre, produkteve, shërbimeve dhe praktikave të përgjithshme të biznesit.   

Fokusi për vitin 2026: Rritja e Gjelbër

Sipërmarrjet që zhvillojnë aktivitetin e tyre tregtar në çdo sektor – jo vetëm ato që zakonisht i quajmë “të gjelbra” – po përballen me një botë që po ndryshon vazhdimisht: presione të lidhura me klimën, burime gjithnjë e më të kufizuara, kërkesa tregu që evoluojnë dhe standarde të reja të qëndrueshmërisë. Për sipërmarrjet, përshtatja ndaj këtyre ndryshimeve nënkupton gjetjen e mënyrave më efikase për të operuar, inovuar, përdorur burimet dhe për t’iu përgjigjur sfidave të reja.   

Pikërisht, kjo është ideja e Rritjes së Gjelbër në kuadër të këtij Vlerësimi: të rritesh dhe të jesh i konkurrueshëm duke e pasur qëndrueshmërinë në themel të të bërit biznes – përdorimi efikas i burimeve, ulje e ndikimit mjedisor dhe ndërtim i një biznesi më të qëndrueshëm e më rezistent për të ardhmen. Nuk është e nevojshme të jeni një sipërmarrje që operon në fushën e mjedisit për të aplikuar – çka do të vlerësohet janë hapat konkretë që po ndërmerr sipërmarrja juaj dhe rezultatet e prekshme që po arrin. 

Vlerësimi përqendrohet në katër fusha: mënyrën se si sipërmarrja menaxhon energjinë dhe ndikimin në mjedis; si i përdor, redukton dhe ripërdor burimet; si mbështet punonjësit dhe komunitetin, si dhe përdorimin e inovacionit dhe qasjeve largpamëse për t’u bërë më konkurrues dhe më i qëndrueshëm. Sipërmarrjet mund të jenë më të avancuara në disa fusha, dhe mund ta dëshmojnë lidershipin e tyre në mënyra të ndryshme. 

Kategoritë e Vlerësimit

Në total do të jepen dhjetë vlerësime:    

Klima dhe Mjedisi  

SDG-të përkatëse: SDG7, SDG13, SDG14 dhe SDG15 

Kjo tematikë shqyrton mënyrën se si sipërmarrjet reduktojnë ndikimin në mjedis dhe forcojnë qëndrueshmërinë ndaj ndryshimeve klimatike dhe ekosistemeve përmes: 

  • Efiçencës së energjisë 
  • Përdorimit të energjisë së rinovueshme   
  • Reduktimit të emetimeve 
  • Monitorimit mjedisor 

Ekonomia Qarkulluese 

SDG-të përkatëse: SDG9 dhe SDG12  

Kjo tematikë shqyrton mënyrën se si sipërmarrjet rrisin produktivitetin e burimeve dhe reduktojnë mbetjet përmes: 

  • Ripërdorimit, riparimit dhe riciklimit 
  • Ambalazhimit të qëndrueshëm  
  • Modeleve qarkulluese të biznesi  

Sipërmarrja e Përgjegjshme dhe Njerëzit

SDG-të përkatëse: SDG4, SDG5, SDG8 dhe SDG10

Kjo tematikë shqyrton mënyrën se si sipërmarrjet mbështesin punonjësit, fuqizojnë komunitetet, promovojnë gjithëpërfshirjen, zhvillojnë aftësitë dhe zbatojnë praktika të përgjegjshme në të gjithë veprimtarinë e tyre përmes:

  • Punës së denjë dhe mirëqenies së punonjësve
  • Zhvillimit të aftësive dhe trajnimit    
  • Gjithëpërfshirjes dhe mundësive të barabarta  
  • Angazhimit me komunitetin 
  • Sjellje të përgjegjshme të biznesit 

Inovacioni dhe Sipërmarrja e Përgatitur për të Ardhmen 

SDG-të përkatëse: SDG8, SDG9 dhe SDG17 

Kjo tematikë shqyrton mënyrën se si sipërmarrjet ndërtojnë qëndrueshmëri dhe konkurrueshmëri afatgjatë përmes:  
• Inovacionit  
• Partneriteteve  
• Teknologjive të reja 
• Standardeve të qëndrueshmërisë  
• Planifikimit strategjik

Vlerësimi i Madh!

Ky vlerësim i jepet sipërmarrjes që arrin rezultatin më të lartë ndër të gjitha kategoritë dhe tematikat e vlerësimit.

Pikët do të pasqyrojnë nivelin e zhvillimit dhe ndikimin e praktikave të dëshmuara, duke marrë parasysh madhësinë, burimet dhe kontekstin në të cilin operon sipërmarrja. Vlerësuesit do të shqyrtojnë nëse sipërmarrja demonstron lidership në raport me atë që mund të pritet në mënyrë të arsyeshme nga një sipërmarrje me përmasa të krahasueshme. 

Pasi një sipërmarrje të jetë përzgjedhur fituese për një vlerësim, ajo nuk do të merret në konsideratë për një kategori tjetër. Në vend të saj do të përzgjidhet sipërmarrja e rradhës e pranueshme me rezultatin më të lartë. 

Pse duhet aplikuar për Vlerësimin e Sipërmarrjeve të Qëndrueshme? 

Duke u bashkuar me komunitetin tonë të sipërmarrjeve të qëndrueshme, sipërmarrja juaj do të jetë pjesë e një rrjeti në rritje të bizneseve të përkushtuara për të krijuar një ndikim afatgjatë, si social ashtu edhe mjedisor. Përpjekjet tuaja meritojnë të shihen, të promovohen dhe të shërbejnë si shembuj për ata që ende nuk janë njohur me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs). Së bashku, mund të ndërtojmë një komunitet biznesi më të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm në Shqipëri. 

Çfarë janë Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs)? 

Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm janë një grup prej 17 objektivash globale të miratuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në vitin 2015. Ato përbëjnë një plan universal për të zgjidhur sfidat më urgjente sociale, ekonomike dhe mjedisore deri në vitin 2030. 

Pse SDG- të janë të rëndësishme për biznesin?  

Çfarë do të thotë ‘praktika të qëndrueshme biznesi’ për sipërmarrjen tuaj?

Kush mund të aplikojë?

  • Sipërmarrjet që janë të regjistruara dhe operojnë në Shqipëri.
  • Sipërmarrjet që punojnë aktivisht drejt një ose më shumë Objektivave të Zhvillimit te Qëndrueshëm (SDGs).
  • Sipërmarrjet që mund të dëshmojnë arritjet e tyre të qëndrueshme.

Afati për dorëzimin e pyetësorit është deri më 18 Tetor 2026

Çfarë përfitoni?

Duke u bërë fitues i Vlerësimit për Sipërmarrjet e Qëndrueshme, sipërmarrja juaj, do të:

  • Fitojë prestigj dhe njohje kombëtare si lider në qëndrueshmëri.
  • Fitojë vizibilitet në evente me profil të lartë, ku marrin pjesë përfaqësues të qeverisë, partnerë zhvillimi, drejtues biznesesh dhe media.
  • Ketë mundësinë të shpalosë arritjet e saj për audienca lokale dhe ndërkombëtare.
  • Frymëzojë sipërmarrjet simotra dhe nxisë veprime kolektive drejt një të ardhmeje të qëndrueshme.
  • Forcojë avantazhin konkurrues dhe nxisë besimin tek investitorët dhe partnerët që ndajnë të njëjtat vlera.
  • Ndikojë në mënyrën se si praktikat e qëndrueshme zbatohen dhe vlerësohen në Shqipëri.

Si të Aplikoni

Hapi 1 – Seksioni A (5 minuta): Zgjidhni kategorinë e sipërmarrjes suaj dhe shtoni informacionin përkatës.

Hapi 2 – Seksioni B (20 minuta): Plotësoni pyetësorin online, duke theksuar nismat ekzistuese dhe rezultatet.

Hapi 3 – Seksioni C (5 minuta): Identifikoni fushën kryesore të ndikimit tuaj dhe përshkruani objektivin kryesor të sipërmarrjes suaj 

Vlerësimi për Sipërmarrjet e Qëndrueshme organizohet në kuadër të Projektit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara ‘Bashkëpunimi me Sipërmarrjen dhe Zgjidhjet për SDG-të’. Projekti financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) dhe zbatohet nga UNDP, FAO, ILO dhe UNIDO në Shqipëri.

Aplikoni tani dhe Bëhuni një Sipërmarrje Lider i Qëndrueshmërisë