SDG Business Pioneers Award Albania 2025
#Business4SDGs
Fuqizimi i Sipërmarrjeve Shqiptare për një të Ardhme të Qëndrueshme

Aplikimet janë mbyllur
Rreth Vlerësimit për Sipërmarrjet e Qëndrueshme
Fokusi: Turizmi i Qëndrueshëm
Vlerësimi për Sipërmarrjet e Qëndrueshme synon të evidentojë dhe vlerësojë sipërmarrjet që tregojnë një përkushtim të veçantë ndaj qëndrueshmërisë dhe kontribuojnë në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së (UN SDGs). Jemi në kërkim të liderave shqiptarë; sipërmarrjeve që nxisin ndryshime pozitive përmes veprimtarisë së tyre, produkteve, shërbimeve dhe praktikave të përgjithshme të biznesit.
Për vitin 2025 vëmendja është tek turizmi – një sektor që lidh në mënyrë unike rritjen ekonomike me mbrojtjen e mjedisit, trashëgiminë kulturore dhe mirëqenien e komunitetit.
Këtë vit vlerësimi është i hapur vetëm për sipërmarrjet që zhvillojnë aktivitetin e tyre kryesor në sektorin e turizmit.
Kategoritë e Vlerësimit
Në total do të jepen tetë vlerësime:
- Vleresimet për Sipërmarrjet: Një fitues për secilën kategori: Sipërmarrje Mikro, e Vogël, e Mesme, e Madhe dhe Ndërkombëtare.
- Kampionët sipas Tematikave: Pas ndarjes së vlerësimeve për sipërmarrjet në secilën kategori, të gjitha aplikimet do të shqyrtohen për të evidentuar tre arritje të jashtëzakonshme sipas tematikave: Kampioni i Njerëzve, Kampioni i Planetit dhe Kampioni i Mirëqenies.
Kampioni i Njerëzve (Ndikimi Social)
Ky vlerësim fokusohet tek mënyra se si sipërmarrja mbështet dhe vlerëson punonjësit, klientët dhe komunitetin lokal. Në turizëm, kjo përfshin promovimin e trajtimit të drejtë, barazisë, mirëqenies, gjithpërfshirjen dhe fuqizimin. Ai përqendrohet tek dimensioni njerëzor dhe social i praktive të qëndrueshme.
Kampioni i Planetit (Ndikimi Mjedisor)
Ky vlerësim merr në konsideratë gjurmën mjedisore të sipërmarrjes dhe përgjegjësinë e saj për të reduktuar ndikimin negativ në mjedis dhe për të mbrojtur burimet natyrore. Në turizëm, kjo përfshin menaxhimin e energjisë dhe ujit, reduktimin e mbetjeve, uljen e emetimeve të karbonit dhe përballjen me ndryshimet klimatike. Gjithashtu përfshin masa proaktive për ruajtjen e ekosistemeve dhe trashëgimisë kulturore, duke siguruar që destinacionet të mbeten tërheqëse, të qëndrueshme dhe të shëndetshme për turistët dhe komunitetet e së ardhmes.
Kampioni i Mirëqenies (Ndikimi Ekonomik)
Ky vlerësim shqyrton se si sipërmarrja kontribuon në ekonomi dhe në qëndrueshmërinë afatgjatë. Ai përfshin krijimin e vendeve të punës, zinxhirët e drejtë të vlerës, inovacionin, partneritetet dhe rritjen gjithëpërfshirëse. Fokusi është tek ndërtimi i sistemeve ekonomike të qëndrueshme.
Pse duhet aplikuar për Vlerësimin e Sipërmarrjeve të Qëndrueshme?
Duke u bashkuar me komunitetin tonë të sipërmarrjeve të qëndrueshme, sipërmarrja juaj do të jetë pjesë e një rrjeti në rritje të bizneseve të përkushtuara për të krijuar një ndikim afatgjatë, si social ashtu edhe mjedisor. Përpjekjet tuaja meritojnë të shihen, të promovohen dhe të shërbejnë si shembuj për ata që ende nuk janë njohur me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs). Së bashku, mund të ndërtojmë një komunitet biznesi më të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm në Shqipëri.
Çfarë janë Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs)?

Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm janë një grup prej 17 objektivash globale të miratuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në vitin 2015. Ato përbëjnë një plan universal për të zgjidhur sfidat më urgjente sociale, ekonomike dhe mjedisore deri në vitin 2030.
Pse SDG- të janë të rëndësishme për biznesin?
- Përputhin strategjinë e biznesit me prioritetet globale, duke siguruar qëndrueshmëri dhe rëndësi afatgjatë.
- Komunikojnë ndikimin e qëndrueshmërisë në një mënyrë që kuptohet nga investitorët, partnerët dhe konsumatorët.
- Bashkëpunojnë dhe inovojnë, duke ndërtuar partneritete që nxisin si fitimprurjen ashtu edhe ndryshimin pozitiv.
Kush mund të aplikojë?
- Sipërmarrjet që janë të regjistruara dhe operojnë në Shqipëri, me aktivitet kryesor në sektorin e turizmit. Shembuj: ofrues akomodimi (hotele, bujtina, komplekse turistike, kampe), agroturizëm, operatorë turistikë, agjenci udhëtimi dhe operatorë atraksionesh kulturore ose kombëtare.
- Sipërmarrjet që punojnë aktivisht drejt një ose më shumë Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs).
- Sipërmarrjet që mund të dëshmojnë arritjet e tyre të qëndrueshme.
Aplikantët do të klasifikohen dhe vlerësohen në 5 kategori të ndryshme sipërmarrjeje:
- Mikro (1-9 punonjës)
- E vogël (10-49 punonjës)
- E mesme (50-249 punonjës)
- E madhe (250+ punonjës)
- Ndërkombëtare (nëse i përkasin një grupi ndërkombëtar sipërmarrjesh)
Shënim! Sipërmarrjet duhet të jenë të regjistruara dhe të operojnë në Shqipëri, dhe të angazhuara drejtpërdrejt në aktivitet turistik, operacionet kryesore të të cilave konsistojnë në shitjen direkt tek turistët.
Aplikimet nga “bizneset ndihmëse” aktiviteti kryesor i të cilëve është jashtë aktivitetit të drejtpërdrejtë në turizëm (p.sh. shërbimet e përgjithshme të teknologjisë/mbetjeve) nuk do të pranohen. Vetëm sipërmarrjet, aktivitetet e të cilave u shërbejnë drejtpërdrejt turistëve janë të pranueshme.
Aplikimet janë mbyllur
Çfarë përfitoni?
Duke u bërë fitues i Vlerësimit për Sipërmarrjet e Qëndrueshme, sipërmarrja juaj, do të:
- Fitojë prestigj dhe njohje kombëtare si lider në qëndrueshmëri.
- Fitojë vizibilitet në evente me profil të lartë, ku marrin pjesë përfaqësues të qeverisë, partnerë zhvillimi, drejtues biznesesh dhe media.
- Ketë mundësinë të shpalosë arritjet e saj për audienca lokale dhe ndërkombëtare.
- Frymëzojë sipërmarrjet simotra dhe nxisë veprime kolektive drejt një të ardhmeje të qëndrueshme.
- Forcojë avantazhin konkurrues dhe nxisë besimin tek investitorët dhe partnerët që ndajnë të njëjtat vlera.
- Ndikojë në mënyrën se si praktikat e qëndrueshme zbatohen dhe vlerësohen në Shqipëri.
Si të Aplikoni
Hapi 1 – Seksioni A (5 minuta): Zgjidhni kategorinë e sipërmarrjes suaj dhe shtoni informacionin përkatës.
Hapi 2 – Seksioni B (20 minuta): Plotësoni pyetësorin online, duke theksuar nismat ekzistuese dhe rezultatet.
Hapi 3 – Seksioni C (1 minutë): Identifikoni fushën kryesore të ndikimit tuaj – Njerëzit, Planeti ose Mirëqenia – që përfaqëson më së miri kontributin e sipërmarrjes suaj në zhvillimin e qëndrueshëm.
Vlerësimi për Sipërmarrjet e Qëndrueshme organizohet në kuadër të Projektit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara ‘Bashkëpunimi me Sipërmarrjen dhe Zgjidhjet për SDG-të’. Projekti financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) dhe zbatohet nga UNDP, FAO, ILO dhe UNIDO në Shqipëri.
Aplikoni tani dhe Bëhuni një Sipërmarrje Lider e Qëndrueshmërisë
Aplikimet janë mbyllur
