Fuqizimi i Sipërmarrjeve Shqiptare për një të Ardhme të Qëndrueshme

SDG Business Pioneers Albania 2024

Aplikoni tani! Afati për dorëzimin e pyetësorit është deri më 20 Tetor 2024

Rreth Vlerësimit për Sipërmarrjet e Qëndrueshme

Vlerësimi për Sipërmarrjet e Qëndrueshme është një konkurs kombëtar, i hapur për të gjitha sipërmarrjet që operojnë brenda Shqipërisë, pavarësisht madhësisë apo industrisë ku e zhvillojnë aktivitetin e tyre tregtar.

Vlerësimi për Sipërmarrjet e Qëndrueshme synon të evidentojë dhe vlerësojë sipërmarrjet që tregojnë një përkushtim të veçantë ndaj qëndrueshmërisë dhe kontribuojnë në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së (UN SDGs).

Ne po kërkojmë liderët e Shqipërisë, sipërmarrjet që nxisin ndryshime pozitive përmes operacioneve të tyre, produkteve, shërbimeve dhe praktikave të përgjithshme të biznesit.

Vlerësimi do të marrë në konsideratë:

Sektorin e veprimtarisë: Vlerësimi i qëndrueshmërisë së sektorit ekonomik të aktiviteteve të sipërmarrjes dhe kontekstit në të cilin operon.

Aktivitetin kryesor të biznesit dhe veprimtarive: Vlerësimi i praktikave të qëndrueshme dhe ekonomisë qarkulluese që sipërmarrja adopton në marrëdhëniet me furnizuesit, të drejtat e punonjësve, efiçencën e energjisë, trajtimin e mbetjeve, paketimin dhe logjistikën, etj.

Politikat Sociale, Mjedisore dhe Qeverisja e Korporatave (ESG) dhe Përgjegjshmëria Sociale e Korporatës (CSR): Vlerësimi i çdo iniciative shtesë të sipërmarrjes, të shkëputura nga aktivitetet e saj bazë, dhe që synojnë të zbusin ndikimet negative të operacioneve të biznesit dhe/ose të krijojnë ndryshime pozitive në shoqëri. Këto përbëjnë iniciativat ESG dhe CSR si dhe partneritetet strategjike për qëndrueshmërinë.

Pse duhet aplikuar për Vlerësimin e Sipërmarrjeve të Qëndrueshme?

Duke u bashkuar me komunitetin tonë të sipërmarrjeve të qëndrueshme, sipërmarrja juaj do të jetë pjesë e një rrjeti në rritje të sipërmarrjeve të përkushtuara për të krijuar një ndikim afatgjatë, si social ashtu edhe mjedisor. Përpjekjet tuaja meritojnë të shihen, të promovohen dhe të shërbejnë si shembull për ata që ende nuk janë njohur me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs). Së bashku, mund të ndërtojmë një komunitet biznesi më të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm në Shqipëri.

Çfarë janë Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs)?

Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm janë një grup prej 17 objektivash globale të miratuara nga Kombet e Bashkuara në vitin 2015. Ato ofrojnë një kuadër gjithëpërfshirës për adresimin e sfidave më të ngutshme sociale, ekonomike dhe mjedisore në botë. SDG-të janë një udhërrëfyes për qeveritë, organizatat dhe individët për të punuar së bashku, për të mobilizuar burimet dhe për të vepruar në drejtim të ndërtimit të një të ardhme më gjithëpërfshirëse, të barabartë dhe të qëndrueshme për të gjithë.

Çfarë do të thotë ‘praktika të qëndrueshme biznesi’ për sipërmarrjen tuaj?

Kush mund të aplikojë?

  • Sipërmarrjet që janë të regjistruara dhe operojnë në Shqipëri.
  • Sipërmarrjet që punojnë aktivisht drejt një ose më shumë Objektivave të Zhvillimit te Qëndrueshëm (SDGs).
  • Sipërmarrjet që mund të dëshmojnë arritjet e tyre të qëndrueshme.

Aplikantët do të klasifikohen dhe vlerësohen në 5 kategori të ndryshme:

  • Mikro (1-9 punonjës)
  • E vogël (10-49 punonjës)
  • E mesme (50-249 punonjës)
  • E madhe (250+ punonjës)
  • Ndërkombëtare (nëse i përkasin një grupi ndërkombëtar sipërmarrjesh)

Afati për dorëzimin e pyetësorit është deri më 20 Tetor 2024

Çfarë përfitoni?

Bëhuni Lider

Bëhuni i njohur si një lider në fushën tuaj. Si një fitues i Vlerësimit për Sipërmarrjet e Qëndrueshme, do të njiheni si një sipërmarrje e përkushtuar ndaj qëndrueshmërisë. Mbajtja e këtij vlerësimi ju lartëson – të qenit i njohur si një Sipërmarrje e Qëndrueshme është një deklaratë e rëndësishme për përkushtimin tuaj për të krijuar ndryshime pozitive në Shqipëri. Si bonus shtesë, do të merrni Trofeun dhe logot e Vlerësimit, të cilat mund t’i përdorni në komunikimet zyrtare të sipërmarrjes tuaj.

Vizibilitet dhe Promovim

Të qenit pjesë e Vlerësimit për Sipërmarrjet e Qëndrueshme iu ofron sipërmarrjeve ekspozim të vlefshëm. Kjo rritje e vizibilitetit mund të çojë në një gamë të gjerë mundësish dhe të forcojë reputacionin tuaj si lider në industri. Fituesit do të promovohen përmes eventeve dhe kanaleve të komunikimit të Kombeve të Bashkuara dhe PNUD-t.

Mundësi për Rrjetëzim dhe Bashkëpunim

Si mbajtës i Vlerësimit për Sipërmarrjet e Qëndrueshme, do të keni mundësinë të lidheni me individë të tjerë me të njëjtën mendësi, organizata dhe sipërmarrje të tjera që gjithashtu po punojnë drejt zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri. Gjithashtu, do të ketë mundësi për bashkëpunime potenciale, shkëmbimin e njohurive, nxitjen e inovacionit dhe ndarjen e praktikave më të mira.

Kapni mundësinë

Sipas UN Global Compact, biznesi i qëndrueshëm mund të zhbllokojë të paktën 12 trilion dollarë në vlerë të re tregu dhe të rrisë punësimin me deri në 380 milion vende pune deri në vitin Vendosni objektivat e qëndrueshme në zemër të biznesit tuaj dhe çlironi mundësitë tuaja.

Vlerësimi për Sipërmarrjet e Qëndrueshme organizohet në kuadër të Projektit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara ‘Partneritetet dhe Zgjidhjet e Bizneseve për SDG-të’. Projekti financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) dhe zbatohet nga UNDP, FAO, ILO dhe UNIDO në Shqipëri.

Aplikoni tani dhe Bëhuni një Sipërmarrje Lider e Qëndrueshmërisë

Afati për dorëzimin e pyetësorit është deri më 20 Tetor 2024

SDG Business Pioneers Award Albania 2024

#Business4SDGs